Lojëra me Dore

Flamurtari triumfon në Prizren, fiton Superkupën Mbarëkombëtare në basketboll

Gazeta Si - Flamurtari fiton edicionin e dytë të Superkupës Mbarëkombëtare në basketboll femrash. Në finalen e kompeticionit të përbashkët mes klubeve shqiptare dhe atyre kosovare, vajzat vlonjate mundën 65-61 Bashkimin.

Finalja u luajt në Prizren dhe ishte vërtet e bukur, me emocione deri në fundin e saj. Flamurtari shkoi deri në 17 pikë diferencë, por në një moment u përmbys nga kundërshtari dhe rrezikoi shumë të humbiste.

Flamurtari feston me medaljet e Superkupes Mbarekombetare. Gazeta Si, 28 tetor 2022

Memushi ishte lojtarja më e mirë e ndeshjes. Ajo udhëhoqi ekipin vlonjat drejt fitores. Vendimtare ishin 10 minutat e fundit, kur skuadra e drejtuar nga trajnerja Elona Hasanaj shënoi 17 pikë dhe e mbylli ndeshjen 65-6.

Kapitenia Tea Memushi ngriti lart trofeun e merituar për Flamurtarin, që në përbërje ka kryesisht lojtare të huaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë