Lojëra me Dore

Nadal s’ndalet kurrë, do suksesin në Paris dhe Torino për t’u kthyer numri 1

Gazeta Si – Rafael Nadal ka nisur stërvitjen në Paris Bercy, një titull që ende mungon në koleksionin e tij. Pastaj ‘Finals’ me ëndrrën për t’i rrëmbyer patriotit Alkaraz fronin botëror.

Në fillim Parisi dhe pastaj Torino, për të fituar turneun e vetëm që mungon në palmaresin e tij të pambarimtë. Ndoshta mund ta mbyllë vitin si numri 1 në botë për herë të 6-të në karrierën e tij.

Rafael Nadal feston nje fitore. Gazeta Si, 27 tetor 2022

Në këtë fund të sezonit Nadal hedh dorashkën e sfidës jo vetëm ndaj të riut Karlos Alkaraz, 19-vjeçarit që kryeson renditjen, por edhe ndaj vetes. Ai mendonte se finalja e Roland Garros do të ishte ndeshja e fundit, pastaj terapia në këmbë funksionoi për 36-vjeçarin mëngjarash. Ai po luan ende, është numri 2 në botë, me 22 slam-e dhe në kërkim të rekordeve të reja.

Nadal synon të barazojë Andre Agasin, të vetmin që ia ka dalë të fitojë të 4 slam-et, Davis Cup, Finals dhe medaljen e artë olimpike. Për t’u përgatitur sa më mirë, Nadal do të marrë pjesë edhe në Paris Bercy, siç ka pohuar trajneri i tij, Karlos Moja. Nëse do ketë sukses në Francë dhe Torino, Nadal do ta shohë veten në krye të renditjes në fund të vitit.

Diferenca me Alkaraz është pak më shumë se 800 pikë, por nëse Karlos fiton turneun e Bazelit, do të shkonte në 1200 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë