Ka ndodhur

I dënuari me 15 vite burg për disa vepra penale në Itali kapet në Vlorë

Gazeta Si – Një 52-vjeçar i dënuar me 15 vite burgim në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë nga Interpol Tirana dhe forcat “Shqiponja”.

Adriatik Budani u lokalizua në fshatin Poro dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Adriatik Budani nga fshati Fitore i Vlorës është dënuar në Itali me 15 vite burgim nga Gjykata e Apelit të Brindizit për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe emigracion klandestin.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë