Gazeta Si – Karlos Alkaraz është kthyer në fushë pas paraqitjes-rrufe në Atp 500 të Astanës, ku u eliminua që në debutim nga David Gofin. Këtë herë, edhe pse iu desh të luftonte jo pak, ai mundi britanikun Xhek Draper në tre sete me përmbyje, 3-6, 6-2 dhe 7-5.
Tenisti 19-vjeçar ka regjistruar kështu fitoren e parë si numri 1 i botës. Ai dhe mëngjarashi britanik, 20 vjeç, të dy bashkë kanë më pak vjet se Roxher Federer, që në Bazel është i shtëpisë (ka fituar 10 tituj 2006-2019) por nuk deshi të rikthehej sa për një përshëndetje.
What a match 🔥@carlosalcaraz takes out Jack Draper 3-6 6-2 7-5 to advance in Basel! 🙌#SwissIndoorsBasel pic.twitter.com/BtyBqL2kWH
— ATP Tour (@atptour) October 24, 2022
Draper, numri 45 në botë, e vuri në vështirësi Alkarazin në setin e parë, por nxënësi i Juan Karlos Ferrero reagoi menjëherë, duke mos i lënë shanse kundërshtarit në dy setet e tjera. Kjo është fitorja e parë e spanjollit që kur është ngjitur në majën e tenisit botëror në në Us Open.
“Në fillim ishte e vështirë, – ka thënë Alkaraz pas ndeshjes. – Bëra disa gabime, sepse doja të isha shumë agresiv. Pastaj u përpoqa të përqendrohesha dhe të ndryshoja pak taktikën time. Nuk ishte e lehtë, sepse Xhek po luan shumë mirë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.