Ka ndodhur

Zbulimi i armëve në Elbasan, lihen në burg Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu

Gazeta Si – Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Luis Gaxhën dhe Rigers Spahiun, kun ë banesën e të parit u kapën një arsenal armësh që do përdoreshin për llogari të grupeve kriminale.

Asnjë prej të arrestuarve nuk ka pranuar të flasë dhe japë shpjegime para gjykatës së Elbasanit.

Policia e Elbasanit mori informacion se Gaxha dhe Spahiu po përgatiteshin për të ekzekutuar një biznesmen të njohur në Elbasan.

Rigers Spahiu, është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel. Ata janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Ata akuzohen për “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Arsenali i armëve të sekuestruara në banesën e Luis Gaxhit, ishin fshehur në çatinë e shtëpisë së tij.

Luis Gaxhi, rezulton të jetë i dënuar për vjedhje në Belgjikë ndërsa në Elbasan punonte si elektroaut.

Në banesën e Luis Gaxhit, u gjetën:

4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;

3 pistoleta me silenciatorë;

2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;

Kapsolla detonatore;

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;

4 aparate celulare;

Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë