Policia e shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Eurot”, ku janë sekuestruar 522 mijë euro në portin e Durrësit të futura në qese.
Paratë janë kapur nga kontrolli i specializuar i Task Forcës së Policisë të futura në tavanin e një autobusi, pasi u tentua që t’i kalonin të padeklaruara.
Pas verifikimeve të bëra, policia arrestoi shoferin e autobusit, shtetasin E.Ç. 32 vjeç si dhe dy ndihmësit e tij, D.K. 36-vjeç dhe A.C. 32 vjeç.
Paratë ishin të vendosura në 6 qese plastike. Krahas tyre efektivët zbuluan edhe sasi mallrash si kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe dhe elektroshtëpiake të cilat nuk ishin të deklaruara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.