Gazeta Si - Katër punonjës të IMTV-së dhe ish-punonjës të këtij institucioni në Lushnjë janë në hetim, pasi akuzohen se gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e kësaj bashkie.
Ndërtesat e ndërtuara pa leje janë kryesisht banesa dhe biznese dhe personat nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje.
Bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar me inicialet: I.B., 62 vjeç, Xh.Z., 60 vjeç, K.S., 63 vjeç dhe Gj.M., 66 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.
Gjykata ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“ dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.