Ka ndodhur

Arrestohet ekonomisti në Elbasan, vodhi miliona lekë nga firma ku punonte

Gazeta Si – Një 36-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi përvetësoi 2.500.000 lekë të rinj nga shitjet e kryera në firmën private ku punonte.

36-vjeçari, me detyrë ekonomist, u kallëzua nga pronari i biznesit. Policia thotë se arrestoi në flagrancë shtetasi O.A., banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2.500.000 lekë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë