Ka ndodhur

Vidhte videoprojektorë nga auditorët e universiteteve, arrestohet i riu në Tiranë

Nga Gazeta Si – Efektivë të komisariatit nr.4 në Tiranë kanë arrestuar një 29-vjeçar.

I riu dyshohet se ka vjedhur 18 videoprojektorë në 4 universitete të Tiranës.

Mësohet se 29-vjeçari hiqej si student për të hyrë në universitete.

Gjatë operacionit policia ka proceduar dhe një 40-vjeçar i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura.

18 videoprojektorët, të dyshuar të vjedhur, janë sekuestruar nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë