Nga Gazeta Si - Vihen në pranga 5 persona në Tiranë, pasi janë kapur me lëndë narkotike kokainë, heroinë e kanabis.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga janë vënë shtetasit R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.