Ka ndodhur

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, 47-vjeçari kapet në Pogradec

Gazeta Si – Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Pogradec. Ai është Taulant Agushi, banues në fshatin Starovë të Pogradecit.

Ai rezulton i dënuar në Itali me 9 vite e 10 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Taulant Agushi u vu në pranga falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana.

47-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë