Drejtësia

Apeli lë në fuqi dënimin për dy vëllezërit që vranë për ‘nder’ taksistin dy vjet më parë

Gazeta Si - Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera, të cilët vranë me armë zjarri taksistin Abdullah Budlla dy vite më parë në zonën e Fushë Prezës.

Pas shqyrtimit të dy kërkesave, Apeli ka vendosur të lërë në fuqi dënimin për dy vëllezërit, respektivisht Sajmir Sheha me 14 vite e 8 muaj burg, ndërsa vëllai i tij Arsil Shera me 10 vite burg.

Prokuroria ka njoftuar në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat, se shqyrtimi në Apel është bërë pas ankimimit të bërë nga dy vëllezërit për vrasjen e kryer, ku ata kërkonin ndryshim të vendimit për të caktuar një dënim në kufijtë e parashikuar me ligj.

Më konkretisht, Saimir Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim dhe 21 vite burgim. Po ashtu, ai është shpallur fajtor edhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, vepër penale e cila i shton edhe 5 vite të tjera burgim. Me uljen e dënimit me 1/3 përfundimisht Saimiri është dënuar me 14 vite dhe tetë muaj burgim.

Kurse, vëllai i tij, Arsil Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim duke u dënuar me 15 vite burg. Në zbatim të nenit 406 te K.Pr.Penale, ai është dënuar përfundimisht me 10 vite burgim. Arsil Shera kërkoi ndryshimin e vendimit, dhe deklarimin e pafajshëm për akuzën e vrasjes me paramendim, kurse vëllai i tij, Saimiri kërkoi që të ndryshohej vendimi, për caktimin e dënimit.

Pak javë pas kryerjes së krimit, vëllezërit deklaruan para hetuesve se e kishin marrë këtë vendim pasi pretendonim se Budlla ngacmonte një pjesëtare të familjes së tyre. Për të kryer vrasjen ata morën me qira një automjet dhe i zunë pritë viktimës.

Çështja shkoi në apel pasi nën kufijtë e parashikuar me ligj. Megjithatë, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi sot që të linte në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë më 9 shkurt të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë