Drejtësia

Kërkoi t’i ulet dënimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Gazeta Si - Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Saimir Tahiri është shtyrë këtë të hënë për shkak se avokatit të tij mbrojtës Maks Haxhia, i ka vdekur i ati.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove dhe nëse pranohet, Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë në burgun e Kosovës të Lushnjës, pasi është dënuar për shpërdorim detyre me 3.4 vjet burg.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan u mblodh në orën 13:30 për të shqyrtuar kërkesën, por e shtyu seancën për shkak të një fatkeqësie në familjen e avokatit të Tahirit, Maks Haxhisë.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.

Kjo gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove, duke e dërguar në burg ish-ministrin.

“Në rastin në shqyrtim nuk rezulton që të ketë asnjë indicie që kërkuesi të mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier dhe nuk ka po ashtu asnjë indicie që vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e të dënuarit Saimir Tahiri, mund të pasjellë pasoja të rënda për vetë të dënuarin, si dhe për familjen e tij”, lexohej në arsyetimin e vendimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë