Ekonomi

Inflacioni arriti 8.1% në shtator. Nëngrupet e ushqimeve me rritjen më të madhe

Nga Gazeta 'SI' - Inflacioni në Shqipëri për muajin gusht arriti në 8.1%, ndikuar nga rritja e grupit të transportit me 17.2% dhe nga rritja e grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 14%.

Nga nëngrupet, rritjen më të madhe e ka pasur ai i vajrave dhe yndyrnave, me 30% rritje, ndjekur nga qumësht, djathë dhe vezë me 24% rritje dhe bukë e drithëra me 17.3% rritje. Shëndeti dhe komunikimi raportohen fushat me rritjen më të vogël, me nga 0.9% secila.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit për shtatorin është 0.6%, nga gushti. Në raport mujor, rritjen më të madhe e ka pasur grupi i veshjeve dhe këpucëve me 2.1%, ndjekur nga shërbime arsimor me 1.6% dhe ushqimet e pijet joalkoolike me 1.1%. Nga ana tjetër, çmimet e transportit u ulën me 1.7%.

Norma e inflacionit vazhdon të mbetet më e larta në vend për 20 vitet e fundit. Javën e shkuar Banka e Shqipërisë rriti për herë të katërt brenda vitit normën bazë të interesit, duke e çuar në 2.25%.  Guvernatori Sejko paralajmëroi se situata do të jetë e njëjtë dhe për vitin e ardhshëm dhe se inflacioni objektiv mund të kthehet në gjysmën e vitit 2024.

Në Eurozonë inflacioni për muajin shtator arriti në vlera dyshifrore, 10%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë