Shefja e misionit të FMN në Shqipëri, Yan Sun ka prezantuar sot rekomandimet për qeverinë shqiptare në raport me ekonominë e vendit.
Në një koferencë të përbashkët me ministren e Financave dhe Guvernatorin e BSH, Sun u shpreh se “qeveria të synojë për 2023 të ketë një bilanc primar në zero dhe të synojë të vazhdojë konsultimin në 2024 me një bilanc primar pozitiv prej 1.5% të PBB”.
Shefja e misionit të FMN u shpreh se me gjetjet e arritur në Shqipëri do të shkojnë në Uashington dhe më pas do të hartojnë një raport të plotë.
“Konsolidimi fiskal i mbështetur nga një strategji e shëndetshme të ardhurash është jetik për politikat e manovrimit dhe për të ulur trysinën e kërkesës
Ne rekomandojmë që qeveria të synojë për 2023 të ketë një bilanc primar në zero, diçka që edhe ministrja e konfirmoi dhe të synojë të vazhdojë konsultimin në 2024 me një bilanc primar pozitiv prej 1.5% të PBB.
Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të zbatojë pa vonesë strategjinë e të ardhurave. Mbështetja fiskale duhet të jetë e shënjestruar ndaj kategorive në nevojë dhe të jetë e përkohshme
Forcimi i efikasitetit të financave mbetet thelbësor për të ruajtur besimin në treg dhe për të zbutuar kostot e huamarrjes.
Bankat janë te ekspozuara ndaj kreditimit ndaj normave të interesit dhe kursit të këmbimit. Prania e bankave me aksionerë individuale rrit rrezikun e mungesave në kapital. Për këtë arsye ne bëjmë thirrje për një vigjilencë të shtuar që është jetike për të ruajtur stabilitetin financiar.
Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të patur rritje të qëndrueshme të qëllimshme”, tha shefja e FMN.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.