Ka ndodhur

Video/ Kapen doza me kokainë dhe 18 mijë euro në Fier, 3 në pranga

Gazeta Si – Pronari i një lokali në Fier, 46-vjeçari Eduard Gjigoli, është arrestuar, pasi brenda ambientit u gjetën dhe u sekestruan doza me kokainë, 18,380 euro, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Në pranga është vënë dhe një 30-vjeçar Liridon Gashi, i cili dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike pronarin e lokalit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 6.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, në pranga është vënë edhe kamarieri i lokalit Donald Llupi, 28 vjeç për moskallëzim krimi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë