Gazeta Si – Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë. Mësohet se viktima është Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur në Berat. Ky person ishte me masë mjekësore “Mjekim i detyruar”.
Njoftohet se viktima ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Ky është rasti i dytë që një i burgosur ndërron jetë brenda burgut të Shënkollit, ditën e djeshme ndërroi jetë edhe Azem Dauti, 55 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




