Ka ndodhur

I dënuar me 25 vjet burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 55-vjeçari

Gazeta Si – Një 55-vjeçar i dënuar në Itali me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, është kapur këtë të enjte në Durrës.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana, policia e Durrësit me finalizimin e operacionit policor të koduar “Koordinatat”, arrestuan me qëllim ekstradimin Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës.

Ai u arrestua me qëllim ekstradimi pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, kanë dhënë vendimin për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë