Ka ndodhur

Aksident në Fushë-Milot/ Makina del nga rruga dhe përplaset me një tjetër mjet, plagoset shoferja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Milot, ku 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia thotë se një mjet që drejtohej nga 39-vjeçari H. T ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, e si pasojë i ka dalë para një mjeti tjetër.

Drejtuesja e mjetit tjetër ka mbetur e plagosur është nisur drejt Spitalit.

“Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip ‘Ford’ me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip ‘Ford’ janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ‘Audi’ që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë