Gazeta Si – Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e së mërkurës në Tiranë. Policia tha se pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari Robert Doka ka plagosur në këmbë Denis Kukën, me të cilin po konfliktohej.
Sipas policisë, autori është vënë në pranga pas ngjarjes dhe është shoqëruar në komisariat.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga Doka. Ndërkohë, i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




