Lojëra me Dore

Gjokoviç shkon në 89 trofe, 3 më pak se Nadal. Gjithë numrat e karrierës së tij

Gazeta Si – Roma, Uimbëlldon dhe tani Tel Aviv. Novak Gjokoviç fiton titullin e tretë sezonal, duke mundur në finalen e Tel Avivit kroatin Marin Çiliç. Ky është suksesi numër 89 për ish-numrin 1 në botë dhe turneu i 49-të në çimento. 40 titujt e tjerë ‘Nole’ i ka fituar 8 në bar, 14 në salla të mbyllura dhe 18 në dhe.

Kundër Çiliç tenisti serb kishte fituar në turneun e Pekinit në 2009-ën, ndërsa kishte humbur finalen e ‘Queen’s 2018’. Që kur ka kaluar Xhon MekEnroe (77 tituj Atp), Novak Gjokoviç është tenisti i 5-të më fitues i erës Open. Përpara tij janë vetëm Rafael Nadal me 92 tituj, Ivan Lendl me 94, Roxher Federer me 103 dhe Xhimi Konors me 109.

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 3 tetor 2022

Edhe për finalet e luajtura, Gjokoviç me 127 është po i 5-ti në histori, pas Konors (163), Federer (157), Lendl (146) dhe Nadal (130). Gjokoviç ka fituar të paktën një turne në vit që nga 2006-a, pra për 17 sezone radhazi. Më mirë se ai ka bërë vetëm Rafael Nadal, me 19 vite radhazi.

Serbi ka fituar titullin e parë në Amersfort, në 2006-ën, kur mundi në finale kilenin Nikolas Masu. Pas 2 titujve në 2006-ën, ‘Nole’ ka fituar 5 turbe në 2007-ën, 4 në 2008-ën, 5 në 2009-ën, 2 në 2010-ën, 10 në 2011-ën, 6 në 2012-ën, 7 në 2013-ën, 7 në 2014-ën, 11 në 2015-ën, 7 në 2016-ën, 2 në 2017-ën, 4 në 2018-ën, 5 në 2019-ën, 4 në 2020-ën, 5 në 2021-shin dhe 3 në 2022-shin.

Gjokoviç ka fituar 21 tituj Slam, 5 Atp Finals, 38 Masters 1000, 14 Atp 500 dhe 11 Atp 250. Tel Aviv ishte turneu i 27-të i ndryshëm i fituar nga serbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë