Politike

Protesta e pedagogëve, kërkohet seancë urgjente me ministren e Arsimit në Parlament

Partia e Lirisë ka kërkuar një seancë urgjente me Ministren e Arsimit për peticionin e pedagogëve të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjete sociale, Erisa Xhixho tha se nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, për këtë arsye është  kërkuar me urgjencë seancë pyetjeje -përgjigje me ministren e Arsimit.

“Kam kërkuar urgjent seancë pyetjeje-përgjigje me ministren e Arsimit, për t’u informuar jo vetëm unë, por pedagogët dhe gjithë opinioni publik se kush janë hapat që po ndiqen për plotësimin e kërkesave të drejta të tyre”, shkruan Xhixho.

Kërkesat kryesore që ata kanë, janë:

Rritje e pagave për pedagogët, stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.

Rritje e financimit për kërkimin shkencor, të paktën në 0.3% e GDP, më 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë