Ka ndodhur

Arrestohet kambisti pa licencë në Durrës, i sekuestrohen paratë

Nga Gazeta Si - Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 60-vjeçar, pasi ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e këmbimit valutor.

Policia thotë se u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi H. A. i kishte përfituar nga ky aktivitet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë