Ka ndodhur

Me armë dhe municion luftarak nga Italia në Portin e Durrësit

Gazeta Si – Një 44-vjeçar me iniciale E.V., është vënë në pranga, pasi ka ardhur nga Italia në Shqipëri me armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohtë me vete.

Ai është kapur nga shërbimet e policisë në tentativë për t’i trafikuar armët në Portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.

Arrestimi i 44-vjeçarit u bë i mundur si rezultat i operacionit policor të koduar “Parandalimi. Policia bën të ditur se 44-vjeçari është banues në Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë