Ka ndodhur

Identifikohet pas 5 muajsh autori që plagosi në lokal Kujtim Metën në Lushnjë

Gazeta Si – Rreth 5 muaj pas plagosjes me armë zjarri të Kujtim Metës në Lushnjë, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Ai është 29-vjeçari Dorian Shurdhi nga Lushnja, ndaj të cilit është vendosur masë sigurie “arrest në burg” në mungesë nga Gjykata e Lushnjës.

Autori i dyshuar akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

I riu, qëlloi me armë zjarri 44-vjeçarin Kujtim Meta më 20 prill 2022 në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë.

Meta u dërgua në spital nga pronari i lokalit ku po qëndronte për të pirë kafe dhe mundi të shpëtonte, edhe pse mori disa plumba në pjesë të ndryshme në trupit.

Ai kishte vetëm 20 minuta që ishte ulur në lokal kur autori u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të tij me një pistoletë me silenciator.

Në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm pronari i lokalit, i cili tregoi se atentatori mbante të veshur një maskë të zezë në kokë dhe u ndihmua nga një person tjetër për t’u larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.

Kujtim Meta nuk ka precedent të mëparshëm penalë dhe ende nuk dihen arsyet që e çuan të riut të qëllonte drejt tij.

Një nga pistat kryesore të hetimit, është se autori dhe shënjestra e tij kanë pasur konflikte si pjesë të grupeve kriminale rivale në Lushnjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë