Ka ndodhur

Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Gazeta Si – Pak orë pas vrasjes me armë zjarri të Pjetër Kolës mbrëmjen e 27 shtatorit 2022 në Pukë, policia ka shpallur në kërkim Martin Anton Gjinin si autor të dyshuar.

44 vjeçari Kola u paraqit fillimisht i plagosur në qendrën shëndetësore Vau i Dejës, ndërsa u transportua për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë.

Dyshohet se ai u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke lëvizur me makinë drejt të Pukës.

Burime paraprake, bëjnë të ditur se viktima ka qenë bashkë me vëllanë e tij kur është qëlluar. Ka qenë pikërisht vëllai i 44-vjeçarit që ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

Për shkak se ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale, pranë fshatit Qafë Çelë, Pukë, e vështirëson kapjen e autorit, teksa dyshimet janë se ai mund të jetë larguar drejt Kosovës.

Ndërkohë, si autori dhe viktima nuk rezultojnë me precedent të mëparshëm penalë dhe as nuk dihet burimi i konfliktit të tyre, ndërsa dy familjet e tyre banojnë në Lezhë.

Prokuroria po heton për pistat e mundshme të kësaj ngjarjeje, por dyshimet janë për një konflikt mes viktimës dhe autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë