Nga Gazeta Si – Një 44-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Pukë. Pjetër Kola mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë në sallë të operacionit.
Momentalisht, si rrethanat, shkaqet ashtu sikurse dhe autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen.
Policia tha se 44-vjeçari nga Lezha, ndodhej në fshatin Qafë Çelë të Pukës kur u plagos në rrethana të paqarta. Rreth orës 18:00 ai shkoi fillimisht në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës për ndihmë mjekësore. Nga aty u transportua drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe humbi jetën.
Autoritetet policore thonë se menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




