Presioni i lartë atmosferik po ndikon gadishullin e Ballkanit edhe territorin e Shqipërisë duke mbajtur mot me diell por temperatura të ulëta.
Ditën e sotme (e shtunë) moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave mesatare përgjate zonës perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/19°C
Zona e ulët 8/26°C
Zona bregdetare 12/25°C
E Diel, data 25 Shtator 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/22°C
Zona e ulët 8/27°C
Zona bregdetare 16/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




