Gazeta Si - Një mjek i Spitalit të Traumës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në ambientet e punës i akuzuar për korrupsion.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se bëhet fjalë për mjekun me iniciale F.M., i cili ka dalë nga Trauma me pranga në duar i shoqëruar nga Forcat Operacionale.
Paraprakisht bëhet me dije se mjeku është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet për një shërbim mjekësor që duhet të ishte falas për qytetarët.
Operacioni është zhvilluar në kushte fshehtësie, ku janë futur policë të infiltruar dhe dyshohet se mjeku ka marrë 200 euro ryshfet.
Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion, por mjeku është shoqëruar në komisariat për të vijuar me procedurën.
Dyshohet se ndaj mjekut ka pasur ankesa të shpeshta se kërkonte ryshfet, ndërsa sot është kapur në flagrancë, pasi kishte kërkuar para nga një pacient.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.