Ka ndodhur

Ndërron jetë në hotel një turiste polake në Kavajë

Gazeta Si – Një turiste polake ka ndërruar jetë këtë të premte në një hotel në Kavajë. Sipas policisë, viktima është shtetasja polake M. G., 48 vjeçe. Mësohet se ajo ishte akomoduar në këtë hotel së bashku me bashkëshortin e saj.

Ndërkohë, sipas policisë, nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë