Gazeta Si – Një person është arrestuar pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në fshatin Tragjas të Vlorës, ndërsa dyshohet dhe për një zjarrvënie tjetër në fshatin Dukat.
Për këtë nga policia u arrestua shtetasi N.S.
Ndërkohë gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik, me fishek në fole.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri,” njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




