Gazeta Si – Ndeshja e fundit teke ishte ajo që luajti më shumë se një vit më parë, në çerekfinale të Uimbëlldonit, kundër Hubert Hurkacz. Ndeshja e lamtumirës për Roxher Federer do të jetë në çift, me shumë mundësi të premten e 23 shtatorit 2022, me Stefanos Tsitsipas.
E ka zbuluar vetë “Mbreti Roxher”, në Londër, në prag të një manifestimi të ideuar prej tij: një garë skuadrash mes Europës dhe pjesë tjetër të botës.
Federer ka bërë me dije se e ka marrë vendimin përfundimtar pak ditë pas Uimbëlldonit, në korrik: “Gjuri nuk po përmirësohej dhe mendova: çfarë kuptimi ka? E di që është vendimi i duhur”.
Për ‘Laver Cup’ dhe impenjimin që e pret, Federer u shpreh: “Jam i surprizuar që po luaj kaq mirë në stërvitje. E dija që më parë se do të luaja vetëm në çift, të premten me shumë mundësi. Prandaj nuk ishte më një opsion të luaja në ‘Swiss Indoors’ në Bazel.
“Do të më pëlqente të luaja ndeshje egzibicioni, – shton Fededer. – E di që kam ende mundësi të mbush stadiumet. Nuk duhet të jenë gjithmonë 52.000 persona. Kur shoh pas, kam bërë shumë gjëra me familjen dhe sponsorët, prandaj nuk dua të largohem krejtësisht nga sporti që më ka dhënë gjithçka”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.