Gazeta Si – Në minierën e Cerujës, në Klos, ka ndodhur pasditen e sotme një aksident, ku një minator ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë ndihmën e parë në Klos, më pas në spitalin e Burrelit, që e ka dërguar në spitalin e Traumës.
Fillimisht u tha se minatori ishte rrëzuar, por grupi hetimor ka konstatuar se aksidenti kishte ndodhur në minierën e Cërujës. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Minatori me inicialet N.S., rreth 55 vjeç, është plagosur nga rënia e një masivi shkëmbor. Ai ka pësuar fraktura, ndaj dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




