Ka ndodhur

Kanabis mes ferrave, në pranga 28 vjeçari në Fier

Gazeta Si – Një 28 vjeçar është arrestuar këtë të martë, pasi në kopështin e tij u gjetën të mbjella disa bimë kanabis.

Me finalizimin e operacionit “Grecalli” u arrestua Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Në tokën në pronësi të shtetasit Xh. Th., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies,” njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë