Ka ndodhur

28-vjeçari kanos me armë dhe qëllon në ajër, bashkëfshatari i shkon në shtëpi dhe i kërcënon familjen

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Fan, Mirditë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas marrjes së njoftimit për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Klos, Njësia Administrative Fan, Mirditë, ku shtetasi G. Gj dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin P. P ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, shtetasi P. P dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit G. Gj dhe ka kanosur familjarët e tij me armë zjarri.

Në përfundim të veprimeve hetimore janë arrestuar në flagrancë shtetasit G. Gj, 28 vjeç, banues në Mirditë dhe P. P, 39 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë