Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme.
Një 28-vjeçar i identifikuar me iniciale G.A. është ekzekutuar në qendër të Gostivarit.
Sipas mediave maqedonase, shqiptari është qëlluar me plumb në kokë ndërkohë që policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me armë zjarri në kokë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




