Ka ndodhur

Asfiksohet në llixhat e Elbasanit, humb jetën 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia thotë se bëhet fjalë për 34-vjeçarin Alban Pashollari, të cilit iu dha ndihma e parë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

“Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë