Ka ndodhur

Tiranë, plagoset pas një sherri 23-vjeçari

Një plagosje me thikë është regjistruar në Tiranë ku një i ri ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në rrugën “Kastriotët” ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, B. I., 30 vjeç, ka goditur me thikë 23-vjeçarin me iniciale G. F.

Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë