Ka ndodhur

10 refugjatë brenda një makine, shoferi braktis mjetin sapo shikon policinë

Nga Gazeta Si – Një automjet me të cilin transportoheshin 10 emigrantë të paligjshëm është braktisur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës.

Policia i bëri shenjë mjetit të ndalonte, por drejtuesi nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi në drejtim të fshatit Breg Lum. Më pas braktisi mjetin.

Në automjetin tip Volkswagen u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm. Shoferi me iniciale D. M. 40 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, do t’i ndihmonte refugjatët të kalonin kufirin drejt Kosovës kundrejt përfitimit monetar.

40-vjeçari i shpallur në kërkim akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë