Ka ndodhur

Sekuestrohen mallra kontrabandë në Tiranë, arrestohet shoferi dhe shpallet në kërkim pronari i dyqanit

Nga Gazeta Si – Një fugon i mbushur me mallra dhe rroba kontrabandë është sekuestruar nga Policia e Tiranës në hyrje të tregut te zona e Medresesë.

Policia arrestoi shoferin e fugonit, H. B. 59 vjeç dhe procedoi në gjendje të lirë shitësen e dyqanit të rrobave.

Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i këtij dyqani.

Policia thotë se mallrat kontrabandë do t’i merrte pronari, 52-vjeçari me iniciale F.Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë