Ka ndodhur

I gjenden 4840 tableta ekstazi, arrestohet 52-vjeçari në Dhërmi

Nga Gazeta Si – Një 52-vjeçar me iniciale A. T. nga Dhërmiu është arrestuar nga policia gjatë një aksioni anti-drogë.

Atij iu gjetën 4840 tableta ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD dhe një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Lëndët narkotike 52-vjeçari i shiste tek persona të ndryshëm në lokalet e natës në Dhërmi.

52-vjeçarit iu sekuestruan edhe një sasi lekësh dhe eurosh që dyshohet se i ka përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë