Ka ndodhur

Aksident me motoçikletë në Shëngjin, 37-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Nga Gazeta Si – Një 37-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në spital, si pasojë e lëndimeve që mori, kur motoçikleta me të cilën po lëvizte doli nga rruga dhe u rrëzua.

Drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.

Policia thotë se i lënduari është shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë