Ka ndodhur

Transportonte 12 emigrantë kundrejt fitimit, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Nga Gazeta Si – Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet A. H., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Siç njofton policia, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në aksin rrugor Kaninë-Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë