Ka ndodhur

Traktori përplas motorin në Korçë, dy të vdekur

Një aksident i rëndë në afërsi të fshatit Zëmblak ka ndodhur pak minuta më parë. Një traktor është përplasur me një motor ku për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorrit dhe pasagjerja e traktorit.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Në informacionet paraprake thuhet se në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si  pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë