Një 44-vjeçar në Shijak është arrestuar nga policia pasi u kap me lëndë eksplozive të cilat do t’i shiste.
I arrestuari me iniciale F.D. u kap në stacion sapo zbriti nga autobusi. Në çantën e shpinës ju gjetën 5 kallëpe eksplozivi C4 dhe 5 kapsolla detonatore.
Policia e Durrësit dyshon se 44-vjeçari kishte dalë për të shitur lëndën eksplozive.
Ndër të tjera, policia thotë se po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




