Ka ndodhur

Transportonte drejt kufirit 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë Botë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ndërsa në pranga ka rënë një 35-vjeçar.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi Xh. J., 35 vjeç, banues në Gramsh.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në aksin rrugor Çukë-Sarandë, duke transportuar me një mjet tip fugon, 17 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë