Ka ndodhur

Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në rrugët e Tiranës

Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, në rrugët e kryeqytetit është shkaktuar një trafik i rënduar.

Krahu i autostradës nga liqeni te Pallati me Shigjeta është totalisht i bllokuar dhe makinat janë ndaluar në rrugë.

Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kërkoi angazhim maksimal sa i përket fluksit të qarkullimit, për të mundësuar që të gjithë prindërit që çojnë fëmijët në shkollë, të mos pengohen.

Gjithashtu, është kërkuar nga të gjitha strukturat e policisë që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mësuesit dhe bordet e prindërve, për të shmangur çdo fenomen që mund të cenojë rendin nëpër shkolla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë