Ka ndodhur

I doli zjarri nga kontrolli, humb jetën 73-vjeçari në Poliçan

Një 73-vjeçar në Poliçan humbi jetën pasi zjarri që kishte ndezur për të djegur barishtet i doli nga kontrolli.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi F. T., 73 vjeç ndezi zjarr në ullishten e tij, por ai i doli nga kontrolli dhe u përhap në një sipërfaqe të madhe toke.

F. T. nuk njoftoi shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por tentoi ta fikë vetë zjarrin.

Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, ai është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë