Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje 65-vjeçarin në Maliq

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq.

“Rreth orës 14:55, shtetasi Albert Pura 30 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin Nazif Sulollari 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë, njofton policia.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë