Nga Gazeta Si – Një sherr me thika ka ndodhur këtë të enjte mes dy të miturve në Kamzë.
Policia njofton se një 13-vjeçar ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 13-vjeçari, pasi ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë kanë nisur kërkimet për të kapur autorin 13-vjeçar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




